Pamje kur Dogana konfiskon mbathje me llogo të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në dy lokacione te ndryshme në dy qytete të Kosovës, Prishtinë dhe Lipjan.
y aksion u zhvillua si masë parandaluese për ndalimin e shitjes së markave të mbrojturve nga personat apo subjektet e paautorizuara.

Aksioni u zhvillua edhe mbi dyshimet për mallra të kontrabanduara pa paguar obligimet doganore.

Albert Keqmezi nga sektori i anti-kontrabandës në Doganën e Kosovës ka treguar për lokacionin e parë ne lagjen “Lakërishte” të Prishtinës.

Aty përveç bastisjes deri me tani nuk është hasur ne mall të kontrabanduar mirëpo Dogana e Kosovës ka mbetur t’i verifikojë faturat e blerjes dhe shitjes.

“Sipas raportit të inteligjencës dhe rekomandimeve të menaxhmentit sot do të kontrollojmë një butik i cili dyshohet për mallra të kontrabanduara dhe mallrave që shkelin Drejtat e Pronësisë Intelektuale”, tha Keqmezi.

Bekim Shala ka treguar se në Lipjan kanë konfiskuar mbathje sportive të firmave të njohura si “Nike” “Adidas”, “Reebok” dhe “Gucci”etj, të mbrojtura në Kosovë me të Drejtat e Pronësisë Intelektuale.

“Ky butik dyshohet se mban mall DPI, të Drejtës së Pronësisë Intelektuale dhe pas bastisjes së lokalit kemi hasur në mall DPI i cili dyshohet se është fals. Malli hyn në procedurë dhe dërgohet për verifikim dhe deri të verifikohet nuk e dimë saktë se a është fals apo jo”, theksoi Shala.

Dogana e Kosovës ditëve të fundit është duke i zhvilluar disa aksione për t’i konfiskuar mallrat e kontrabanduara dhe mallrat e mbrojtura me licenca përkatëse e që shiten nga subjektet pa këto licenca.
i
E Drejta e Pronësisë Intelektuale i mbron markat e njohura në Kosovë që firmat e tyre mos të përdoren pa leje në mallrat e falsifikuara.