Islam Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Pacolli: S`ka Liberalizim të vizave pa u luftuar korrupsioni

Deputeti Islam Pacolli, në seancën ku po diskutohet për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprat penale, tha se po nuk u luftua korrupsioni e krimi i organizuar mos pritni as liberalizim të vizave as anëtarësim në BE.

“Këtë nuk mundet me bo vetëm Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, por duhet me qenë të gatshëm, e të ndërgjegjshëm çdo qytetar i Republikës së Kosovës. Ne duhet me qenë realist, patriot për vendin tonë. Nëse ne dëshirojmë të avancohemi duhet me luftu korrupsionin së bashku”, tha Pacolli.

Ai tha se “Ne e mbështesim fuqishëm dhe bëjë thirrje të jemi bashkëpunues të gjithë”.