Kritikat dhe porositë e komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varhleyi për institucionet e Kosovës

Përshpejtim i reformave, gjyqësor më efikas, luftim më i madh i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zbatim i marrëveshjeve të dialogut janë disa nga porositë që komisioneri për zgjerim të BE-së, Oliver Varhleyi i ka pasur për institucionet e Kosovës pas takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Në deklaratën e tij para mediave, Varhleyi kërkoi nga institucionet e Kosovës që të përshpejtojnë zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Jemi duke ardhur me raportin vjetor ne natyrisht edhe me partner të Ballkanit kemi diskutuar për ta parë deri sa është arritur ofrimit dhe kryerjes së reformave, këto reforma duhet të vazhdohen dhe mendoj që duhet të përshpejtohen, duhet të përmirësojmë zbatimin e kornizës ligjore por duhet t’i shohim edhe shënimet në të kaluarën për të gjitha gjërat që janë kryer rreth reformave, si janë kryer këto” – tha ai.

Varhleyi pati një mal kritika për gjyqësorin në Kosovë, duke filluar nga administrata e deri tek praktikat gjyqësore.

“E kemi prekur edhe temën rreth sistemit gjyqësor sepse administrata gjyqësorit në përgjithësi duke të jetë e ngadaltë, jo efikase dhe e cenueshme dhe ende kemi disa, shembull, raste të disa ndikimeve që bëhen dhe kjo përbënë një sfidë të madhe kështu që kërkojmë zotimin e qeverisë që ta përmirësojë në mënyrë që të gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim më Gjykatën e Venecias” – tha ai.

Sipas tij, Kosova ka një betejë edhe në luftimin e korrupsionit, duke theksuar se duhet më shumë vendime në rastet e nivelit të korrupsionit të lartë.

“Kosova ka luftuar edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, nevojitet një vullnet i fortë për t’i adresuar rastet e nivelit të korrupsionit të lartë, duhet të nxirren vendime të duhura nga gjykatat por edhe të bëhen konfiskime, kështu që natyrisht të kemi angazhimin e sundimit të ligjit” – theksoi ai.

Komisionieri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi tha që Kosova është në fazat e saj të hershme për luftimin e krimit të organizuar, dhe me disa aksione të suksesshme.

“Jemi këtu dhe kemi zotimin e qeverisë dhe presim që të gjitha politikat që janë dizajnuar të vihen edhe në zbatim, kjo është me rëndësi që të vazhdohet edhe puna kundër krimit të organizuar, ne kemi vërejtur që Kosova është në një fazë të hershme por ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar” – tha ai.

E ndaj mediave, Varhleyi kërkoi që të ketë më pak presion dhe më shumë mbrojte.

“Kosova ka një ambient pluralist të mediave, por kemi disa fushata sa i përket, dhunës, presionit ndaj mediave, duhet të ndalet, duhet t’i mbrojmë mediat edhe nga fushata të tilla” – tha ai pas takimit më presidenten.

E krejt në fund të deklaratës së tij, komisioneri Varhleyi tha që ka progres, por kërkoi më shumë zbatim e me theks të veçantë, marrëveshjen e 2015 për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është esenciale që të dyja palët të ofrohen dhe ti zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë. Natyrisht mjafton ta përmendim konkluzën e KE që i nxitë të dyja palët që t’i zbatojnë plotësisht dhe pa kushte” – tha ai.

Sipas tij, BE është e gatshme t’i ndihmoj palët, dhe kjo ndihmë arrihet vetëm pasi që procesi i dialogut të ketë sukses.

“Përfshirë edhe marrëveshjen e 2015, duke përfshirë të drejtat e të gjithëve. Qëllimi im nuk është ta përkujtoj Kosovën rreth kësaj çështje por të them edhe një element shtesë që do të ndihmoj në përshpejtimin e rekomandimeve. Ne jemi të gatshëm për të ofruar programin e investimeve nga i cili do të përfitojnë të gjithë përmes një dialogu të suksesshëm” – theksoi ai.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është duke qëndruar sot në Kosovë, përveç takimit me presidenten Vjosa Osmani ai ka zhvilluar një takim të mbyllur edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Më pas Varhelyi do t’i takoj përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

Pas takimeve me krerët shtetërorë, zyrtari i lartë evropian, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, do të inaugurojnë “Programin BE-Kosovë për punë të brendshme”.

Ky program i BE-së, i financuar me 6.5 milionë euro, do të zbatohet në një periudhë kohore prej tre vjetësh, me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës. Do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar.