Behgjet Pacolli - Foto: Facebook

Pacolli Insiston për Qeveri Gjithëpërfshirëse

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e përsëriti qëndrimin e tij lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme.

Para mediave Pacolli tha se ka propozuar një zgjidhje për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Zgjidhja e fundit është një qeveri gjithëpërfshirëse e të gjitha partive shqiptare”, tha ai pas seancës së sotme, e cila dështoi për mungesë kuorumi.

AKR e Pacollit është në koalicion me LDK-në dhe Alternativën.