Arkiv: Behgjet Pacolli e Agim Bahtiri - Foto: Facebook/BehgjetPacolli

Pacolli e Bahtiri bisedojnë për zgjedhjet në AKR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me zëvendësin e tij në AKR, Agim Bahtirin.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Pacolli, me kryetarin e Mitrovicës së Jugut ai ka biseduar ndër të tjera edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbajë AKR.

“Gjithashtu me Agimin, që siç e dini është edhe zëvendëspresident i AKR-së, biseduam edhe për procesin e brendshëm zgjedhor që do ta mbaj AKR-ja”, ka shkruar Behgjet Pacolli në profilin e tij në “Facebook”.

Pacolli ka thënë se në partinë e tij do t’i hapet rruga inkuadrimit të kuadrove të reja “që të angazhohen në partinë e vetme që funksionon mbi bazën e vlerave liberale perëndimore”.

Kohëve të fundit është përmendur mundësia që Agim Bahtiri t’i bashkohet partisë së Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

https://kallxo.com/zhvillimet-e-fundit-takohen-kurti-e-bahtiri/

Dyshimet janë shtuar pas takimeve të shpeshta të zhvilluara ndërmjet Bahtirit dhe Kurtit.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-e-albin-kurti-se-bashku-ne-thirrjen-per-protesten-e-se-shtunes/

Kallxo.com