Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Nesër seancë e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së nga presidenti

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në të cilën është paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës.

Pika e rendit të ditës është debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti.

KALLXO.com ka raportuar sot se Kuvendi i Kosovës për debatin parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara nuk doli në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

https://kallxo.com/mungesa-e-kuorumit-pamundeson-votimin-e-rezolutes-per-shpenzimet-e-qeverise/

www.kallxo.com