Në gjykimin për vrasje dëshmojnë gruaja e viktimës dhe dëshmitari okular

Në gjykimin e Kreshnik Haxhiajt, shtetasit të Republikës së Shqipërisë, për vrasjen e Jakup Osmanit ka dëshmuar gruaja e viktimës si dhe dëshmuari okular.

Ndërsa pas dëshmisë së tyre tek udhëkryqi i rrugës Banjë- Istog – Pejë u bë rikonstruksioni i vendit të ngjarjes.

Në pyetjet e prokurorit se ku ishte në natën kritike, bashkëshortja e viktimës Senada Osmanaj tha se ishte në gjumë me bashkëshortin.

“Në ato momente ishim në shtëpi duke fjetur me të ndjerin. Diku rreth orës 6:00 të mëngjesit u dëgjuan disa të shtëna. Pas tyre Jakupi ka dalë jashtë ndërsa unë kam qëndruar brenda. Pas diku 15 minutave u dëgjuan edhe disa të shtëna tjera, pas të cilave e kam lajmëruar kunatin Sami Osmanin, i cili ka shkuar në vend ngjarje. Pas ca kohesh i njëjti më ka telefonua dhe më ka tregu që e kanë plagosë Jakupin”, tha dëshmitarja.

Dëshmitarja tha edhe se nuk kërkon kompensim dëmi por e do vetëm dënimin meritor për vrasësin e bashkëshortit.

Ndërsa i akuzuari Kreshinik Haxhiaj e pyeti dëshmitaren se në momentin kur ka dalë viktima a ka pasur armë në dorë.

Në pyetjen e të akuzuarit, dëshmitarja tha se nuk e di.

Dëshmitari okular Gëzim Belagaj pas pyetjes së prokurorit tregoi për atë që ka parë në ditën kritike.

“Kam qenë duke vozitur veturën dhe tek udhëkryqi i rrugës Banjë- Istog – Pejë, kam dëgjuar disa të shtëna për rreth 5 minuta, dhe i kam parë dy persona që vraponin 15 apo më shumë metra larg njëri-tjetrit. Të dytë kanë qenë të armatosur, pastaj jam frikësuar dhe jam larguar”, tha dëshmitari.

Pas dëgjimit të tyre, trupi gjykues së bashku me prokurorin shkuan tek udhëkryqi i rrugës Banjë- Istog – Pejë, për të bërë rikonstruksionin e vendit të ngjarjes.

Kreshnik Haxhiaj akuzohet nga Prokuroria themelore në Pejë për shkak se me datë 20.08.2006, rreth orës 6:00 të mëngjesit me dashje dhe për motive të ulëta ka privuar nga jeta Jakup Osmanin dhe ka plagosur të dëmtuarin Ali Bicaj, në atë mënyrë që i pandehuri Kreshnik deri sa ishte duke pritur në pusin ku ishte vendosur për të kryer një vrasje tjetër, ka ardhur gjer te një fjalosje mes tij dhe viktimës dhe pas zënkës ka pasur një shkëmbim me armë zjarri ku si pasojë e saj viktima është qëlluar dy herë, dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në një spital të Zvicrës.

Lidhur me këtë çështje penale, Gjykata Themelore në Pejë më 3 mars 2015, kishte shpallur aktgjykim lirues, me arsyen se ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale dhe nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Po ashtu më 18 dhjetor 2007, ishte liruar nga akuzat nga për veprat penalë vrasje e rëndë dhe veprën penale bashkim kriminal për të kryer veprën e vrasjes së rëndë nga gjykata e  Gjykata e Qarkut në Pejë.

Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim pas që kishte vlerësuar se aktgjykimi është nxjerr për shkak të vërtetimin jo të drejtë dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit ceket se nuk është vërtetuar se viktima ka qenë sulmues ngase ata fillimisht kanë biseduar mes vete