Zyrtare: Totti largohet nga Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka dalë në një konferencë për media duke thënë arsyet e largimit nga ‘Giallorosët’.

Totti prej pensionimit të tij në vitin 2017-të, te Roma u emërua si drejtor sportiv i kësaj skuadre.

Mirëpo, ish-kampioni i botës me Italinë, i ka shprehur pa kënaqësi drejtuesve të klubit me politikat e tyre për ta drejtuar klubin në të cilin e kaloi tërë karrierën.

Ai ka thënë se nuk ishte faji i tij për dështimet e Romës, pasi atë nuk e kishin lejuar të shpreht vetë dhe nuk kishte qenë i përfshirë në një projekt të mirëfilltë teknik.

”Nuk ishte faji im sepse kurrë nuk kam pasur rastin të shprehem vetë. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një projekt të mirëfilltë teknik. Në vitin e parë, kjo mund të ndodhë. Në të dytën, e kuptoja atë që dëshiroja të bëja dhe kurrë nuk u mblodhëm bashkë, asnjëherë nuk ndihmuam njëri-tjetrink”, ka shpjeguar Totti arsyet e largimit.

Totti thotë se ka dashur t’i jep shumë klubit, mirëpo drejtuesit e Romës nuk e lejuan që ta bëjnë një gjë të tillë duke e përjashtuar nga çdo gjë.

”Ata i dinin qëllimet e mia dhe atë që dëshiroja, t’i jepja aq shumë këtij klubi dhe ekipi, por ata kurrë nuk donin që unë të bëja një gjë të tillë, me gjithë sinqeritetin. Ata më përjashtuan nga çdo vendim”, u shpreh tejet i zhgënjyer ikona romake”,  ka treguar Totti.