Zyrtare: Gjilani e transferon mesfushorin e njohur nga Novi Pazari (Foto)

Skuadra e Gjilanit sot ka zyrtarizuar edhe transferimin e ri. Fjala është për mesfushorin nga Novi Pazari Semir Hadzibulic.

Semir Hadzibulic ka nënshkruar kontratë me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020.

Hadzibulic në sezonin e fundit ka luajtur për skuadrdën Ki Klaskvik, nga Ishujt Faroe.

Gjilani deri më tani ka transferuar edhe lojtarë si Vilson Lilën, Klejdi Koçin dhe Shpend Asanin.

Ky është postimi i plotë i klubit Gjilani.

Zyrtare: Semir Hadžibulič lojtar i Gjilanit

Gjilan,08 Janar-Skuadra e Gjilanit sot ka arritur të afrojë edhe një lojtar brenda ekipit. Semir Hadžibulič sot ka firmosur kontratën me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020.

-Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit,vie pas një përvoje në shum klube rajonale dhe me gjerë,ku kishte zhvilluar karrierën e tijë mjaftë të pasur futbollistike.

-Hadžibulič sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe, Kí Klaskvík.