Ilustrim

Zyrtare: Gjilani- Drita luhet në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Klubi futbollistik Gjilani sot ka njoftuar se me Dritën derbin e qytetit do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Derbi lokal ndërmjet dy skuadrave nga Gjilani pritet të luhet prej orës 20:00, të dielën me 7 prill.

Sipas njoftimit të klubit Gjilani, arsyeja e zhvendosjes së ndeshjes prej stadiumit “Agim Ramadani- Katana” në Gjilan për te “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është për arsye se stadiumi i tyre nuk i plotëson kushtet dhe është në renovim.

Për më shumë lexojeni njoftimin e plotë të Gjilanit.

NJOFTIM
Sport Club Gjilani, ju informon se ndeshja kundër rivalit lokal KF Drita, e cila zhvillohet këtë fundjavë, më saktësisht të dielen me datë 07.04.2019, për shkaqe sigurie pasi stadiumi “Agim Ramadani-Katana”, gjendet në renovim dhe nuk plotëson kushte dhe siguri për mbarëvajtjen e këtij dueli.Kjo ndeshje është zhvendosur në kryeqtet dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.Për detajet tjera të organizimit të takimit të vlefshëm për javën e 26-të, në Ipko Superligë, do ju informojmë ditëve në vijim.
SC Gjilani
Gjilan,01 Prill 2019