Foto: Feronikeli/Facbook

Zyrtare: Feronikeli i prezanton dy përforcimet e reja (Foto)

Feronikeli edhe zyrtarisht ka bërë dy transferime në afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Drenasi ka transferuar mesfushorin Met Millakun nga KF Dukagjini dhe 18 vjeçarin Riza Zhdrella nga Trepça.

Feronikeli në faqen zyrtare të Facebookut ka shkruar se klubi dhe tifozëria e ekipit nga Drenasi presin shumë nga këta dy lojtarë.

Ky është postimi i plotë i Feronikelit.

“Feronikeli transferon talentet, Met Millaku dhe Riza Zhdrella

Me qëllim të përforcimit dhe rritjes edhe më të madhe të nivelit të lojës, Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve të rinj, Met Millaku dhe Riza Zhdrella.

Feronikeli e ka transferuar mesfushorin e talentuar 20 vjeçar, Met Millaku nga KF Dukagjini, kurse talenti 18 vjeçar, Riza Zhdrella është transferuar nga Trepça e Vjetër.

Klubi shpreson shumë që Zhdrella dhe Millaku do të sjellin një frymë të re dhe tifozëria do të ketë çka të shohë nga magjia e tyre.”