Zhvillohet testi i parë PCR për kancerin e gojës, rezultatet mund t’i merrni për 90 minuta

Zbulimi i hershëm është çelësi për të mbijetuar kancerin dhe studiuesit kanë zhvilluar një mjet inovativ për të ndihmuar këtë përpjekje.

Studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës kanë zhvilluar testin e parë PCR në botë për kancerin e gojës. Saktësia e testit është demonstruar te pacientët nga Kina, India dhe Britania e Madhe dhe rezultatet janë publikuar në revistën ndërkombëtare, Cancers.

I quajtur Sistemi Kuantitativ i Diagnostifikimit të Indeksit Malinj (qMIDS) nga shpikësi Doctor Muy-Teck Teh, ai ka potencialin të lehtësojë presionin mbi NHS dhe mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të kancerit oral.

Si funksionon?                 

Testi është i shpejtë dhe i lehtë. Ka nevojë vetëm për makinën PCR të përdorur në testimin COVID-19 dhe një teknik për ta përdorur atë.

Deri më tani nuk ka pasur një mënyrë të përsosur për të identifikuar lezionet që mund të zhvillohen në kancer. Ekziston një sistem klasifikimi të cilin patologë oralë konsulentë shumë të aftë e përdorin për të vlerësuar mostrat e indeve përmes një mikroskopi.

Megjithatë, ky sistem klasifikimi jo gjithmonë parashikon ose kap me saktësi lezionet që do të bëhen ose janë bërë kanceroze.