Vollejboll, ekipi nga Ferizaj fiton titullin e kampionit

Skuadra ferizajase Luboteni e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në Superligën e djemve në volejboll, pasi mposhti në serinë e finaleve Prishtina Volleyn, 3-1 me ndeshje, pas katër ndeshjeve të kësaj serie.

Luboteni në ndeshjen e katërt, sot e mposhti Prishtina Volleyn  3-0 me sete në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.

Setin e parë Luboteni e fitoi 25 me 22, ndërsa në të dytin ishte akoma më bindës duke e fituar 25 me 20.

Periudha e tretë e vulosi kampionin e ri, meqë Luboteni e kufizoi Prishtina Volleyn në vetëm 17 pikë, për ta fituar ndeshjen dhe trofeun e kampionit.