Ilustrim

VIDEO: Kosova e mposht Turqinë

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur atë turke në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pasi lojtarët turq e barazuan rezultatin në 1 me 1 në sekondat e parë të pjesës së dytë, “dardanët” nën 21-vjeç kanë arritur të shënojnë edhe dy gola.

Mirlind Daku e ka kaluar Kosovën për herë të dytë në epërsi me golin e bukur të shënuar me kokë në minutën e 71-të.

Për epërsinë 3 me 1 ka shënuar sulmuesi Lirim Kastrati në minutën e 81-të.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3 me 1 për Kosovën.

Kjo ndeshje mes lojtarëve nën 21-vjeç (U21) të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Turqisë po luhet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin europian Euro 2021.

Kosova ndeshjen e parë e ka fituar ndaj Andorrës me rezultat 4-0, si mysafir dhe gjendet në Grupin 3.