United i kërkon Realit Balen dhe Kroosin për Paul Pogban

Real Madrid është duke tentuar që ta transferoj mesfushorin Francës Paul Pogba nga Manchester United.

Mirëpo për francezin në garë është edhe skuadra italiane Juventus.

Sipas “The Express”, United dëshiron ta lejoj largimin e Pogbas në drejtim të Madridit, por ka kushte.

Anglezët dëshiron mesfushorin Toni Kroos dhe sulmuesin anësor Gareth Bale, në mënyrë që të transferohet Pogba te spanjollët.

Drejtuesit e klubit të Unitedit nuk e kanë pranuar ofertën e parë të Madridit për Pogban e vlefshme 78 milionë euro.