U Godit Nga Një Dru në Park, Kërkon 200 Milionë Dollarë Dëmshpërblim

Kemi dëgjuar për shumë padi interesante, mirëpo shuma e kësaj padie është gjigante.

Një grua që pësoi lëndime të rënda, pasi u godit nga një pemë, derisa ecte me tre fëmijët e saj në “Central Park” në New York, sot ngriti një padi me kërkesë për dëmshpërblim prej 200 milionë dollarësh.

Anne Monoky paditi qytetin e Nju Jorkut, administratën e Parkut Qendror dhe tri kompanitë që veprojnë në park.

Ajo kishte mbetur me 4 thyerje në qafë, dy nga të cilat tani janë shëruar, mirëpo mjekët i kanë thënë se dy tjerat nuk do t’i shërohen kurrë.

Qyteti nuk ka dhënë ende ndonjë koment.