Foto: Facebook/ Ballkani

Trepça ’89 e mposhti Ballkanin me dy golat e Engjull Hotit (FOTO)

Trepça ’89 e ka mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligen e Kosovës.

Heroi i ndeshjes për xehetarët në këtë ndeshje ka qenë Engjull Hoti me dy golat e tij.

Vendasit kaluan në epëris në minutën e 17’ me një super gol të Engjull Hotit nga një distancë prej 30 metrave.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Trepçes 1-0.

Në pjesën e dytë vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 63’ përsëri me Engjull Hotin.

Krejt çka arriti të bëj Ballkani i Sami Sermaxhajt ishte goli i realizuar në minutën e 90+4’ me anë të Jetmir Topallit.

Trepça ’89 pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë.

Ndërsa Ballkani në vendin e tëte me 32 pikë.

Trepça ’89 në xhiron e ardhshme luan si msyafirë ndaj Dritës, ndërsa Ballkani do të ballafaqohet me Lirinë.