Foto: Facebook nga Feronikeli

Trepça ’89 e mposht Flamurtarin me golin e Hasan Hysenit (Foto)

Trepça ’89 e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Hasan Hyseni në minutën e 48’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 mbetet në vendin e shtatë me 32 pikë.

Ndërsa Flamurtari në vendin e nëntë me 29 pikë.

Ndeshja tjetër ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.