Tërhiqet shorti për çerekfinale në hendboll për vajza dhe djem (Foto)

Sot në zyrat e Federatës së Hendbollit e Kosovës është tërhequr shorti për çerekfinalet në të dy kategoritë, atë të vajzave dhe djemve.

Në kategorinë e vajzave fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, e pret në çerekfinale Samadrexhën.

Ndërsa ndeshjet e tjera janë:

Shqiponja – Kastrioti, Prishtina – Drita, Vëllaznimi – Vushtrria.

Kurse te kategoria e djemve, fituesi aktual i Kupës, Besa Famgas do të ndeshet në çerekfinale me Vushtrrinë.

Çiftet tjera janë:

Vëllaznimi – Kastrioti, Drenica – Prishtina dhe Trepça – Drita.

Ndeshjet e çerekfinaleve në të dy konkurrencat do të luhen me 27 dhe 28 mars.