Mbrojtësi i Arsenalit Shkodran Mustafi- Foto: Facebook

Shkodran Mustafi zbulon se nuk mund të flinte pa e parë serinë 'Prison Break'

Mbrojtësi i Arsenalit Shkodran Mustafi, është duke kaluar momente të mira në këtë sezon ku deri më tani ka qenë lider i padiskutueshëm për “Topçinjtë”.

Kampioni i botës me Gjermaninë ka treguar se në fazën përgatitore me Arsenalin në verën e kaluar kishte zbuluar “Prision Break”.  Ai ka treguar se ai rrinte zgjuar deri në mëngjes ndërsa bashkëlojtarët e tij flinin.

“Verën e kaluar, gjatë grumbullimit, kam zbuluar Prison Break. Ishim në Australi dhe unë isha zgjuar, teksa të gjithë të tjerët po flinin. Nuk kisha asnjë me kë të kaloja kohën dhe e vetmja gjë që mund të bëja ishte të shikoja seritë, paradite dhe në mbrëmje”, ka kujtuar Mustafi.

Mustafi ka treguar se edhe nëse në mëngjes kishin stërvitje ai qendronte prapë deri në tre të mengjesit duke i shkuar episodet.

“Edhe nëse në mëngjes kishim stërvitje, unë qëndroja zgjuar deri në tre të mëngjesit për të shikuar episodet. Çdo natë i thoja vetes se do të flija herët, por rrija deri natën vonë”, ka treguar Mustafi.