Rikthimi i Dritës, fiton ndaj Flamurtarit (FOTO)

Drita ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Flamurtarit, me rezultat 1-0.

Fillmi nuk nisi mirë për gjilanasit, pasi u lëndua sulmuesi Betim Haxhimusa i cili u zëvendësua menjëherë nga Haxhi Neziraj.

Haxhimusa i lënduar
Foto: KALLXO.com

Drita në minutën e 25-të arriti të shënojë gol, pas shfrytëzimit të gabimit nga mbrojtësi i Flamurtarit Ben Nash Quansah të cilit Xhevdet Shabani ia rrëmbeu topin dhe asistoi për mrekulli për Endrit Krasniqin i cili e shndërroi në gol.

Lojtarët e Dritës duke e festuar golin e shënuar nga Endrit Krasniqi
Lojtarët e Dritës duke e festuar golin e shënuar nga Endrit Krasniqi

Alban Shillova i Flamurtarit, ishte afër barazimit të rezultatit në minutën e 38-të, por Leutrim Rexhepi i Dritës e priti goditjen e tij.

Alban Shillova afër golit të barazimit

Pas dy minutave Drita kishte mundësi të mirë që ta dyfishojë epërsinë me Haxhi Nezirajn, por Lorik Maxhuni e shpëtoi një gol të sigurt.

Përsëri ishte Neziraj në minutën e 41-të që tentoi për ta dyfishuar epërsinë, por kësaj radhe u tregua i sigurt portieri Besnik Shehu.

Në minutën e 60-të të pjesës së dytë, Egzon Krasniqi i Flamurtarit e kishte mundësi të barazoj rezultatin, por gardiani i gjilanasve u tregua përsëri i sigurt.

Në minutën e 72-të, përsëri doli në skemë kombinimi Xhevdet Shabani dhe Endrit Krasniqi, por kësaj radhe portieri i vendasve u tregua i vëmendshëm.

Endrit Krasniqi i Dritës

Agron Bruqi e kishte mundësinë e fundit për Flamurtarin në minutën e 74-të që të bënte diçka, por gjuajti jashtë portës.

Drita pas kësaj fitore ngritet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në pozitën e pestë me 19 pikë.