Reperi Action Bronson nuk mund të përmbahet para flisë

Reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson emri i të cilit është Arian Asllani sonte do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. Artisti siç duket e ka shijuar kohën sa ka qenë në trojet shqiptare, pasi herë pas here është parë duke postuar ushqime tradiocionale. Në mesin e “çajeve të rusit”, specave, llokumave ushqimi i cili e la pa fjalë reperin ishte flija, ani pse në konferencën e mbajtur për media ai foli në gjuhën angleze, reagimin për këtë ushqim ai e bëri në gjuhën shqipe.

“Oooooofa bre”, ka shkruar mbi foto reperi, i cili pritet të performojë sonte në festivalin “Sunny Hill”, natë kjo e cila i kushtohet muzikës hip-hop. Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queens i New York-ut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij, ai gjithashtu është autor i “The Untitled Action Bronson Show” dhe “Fuck That’s Delicious.