Foto: Facebook

Real Madrid fiton në Itali ndaj Romës (Foto)

Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Romës, më rezultat prej 2-0, ndeshje kjo  e vlefshme për Grupin G në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por raste shënimi kishin më shumë vendasit të cilët nuk i shfrytëzuan.

E pjesa e dytë u takoi madrilenëve, të cilët i shënuan dy gola.

Fillimisht Gareth Bale shënoi në minutën ’47 pas një gabimi të mbrojtjes së Romës.

E në minutën e ’59 Lucas Vazquez shënoi golin e dytë pas asistimit të Karim Benzemas.

Reali i prin Grupit G, me 12 pikë, ndërsa Roma në vendin e dytë me nëntë pikë.