Rashica në formacionin e javës në Europë (Foto)

Gazeta e njohur italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, pas çdo vikendi e publikon formacionin më të mirë nga të gjithë ligat e Europës.

Në formacionin e kësaj jave bën pjesë edhe sulmuesi kosovar Milot Rashica, i cili të premten i shënoi dy gola për Werder Bremenin ndaj Schalkes.

Në formacionin e javës gjenden edhe lojtarë si Ben Yedder i Sevillas, Perez i Newcastle e Muller i Bayern Munich.