Prishtina - Llapi, përfundon pjesa e parë pa gola (Foto)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, pa gola me rezultat 0-0.

Rastin e parë serioz për gol e patën Llapi në minutën e 16’, pas krosimit nga Mentor Zhdrella nga korrneri.

Prishtina shënoi gol në minutën e 19’ me Basit Khalidin, por goli iu anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.

Festim Alidema i Llapit pati rast të mirë për gol pas i kaloi tre futbollist të Prishtinës, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm.

Në pjesën e parë u largua nga loja me emergjencë sulmuesi i Llapit Valmir Veliu.