Prishtina e mposht Feronikelin dhe ia rrëmben vendin e parë (Foto)

FC Prishtina ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme sot në Drenas, ku me rezultat minimal 1-0, ka mposhtur Feronikelin, të cilit ia ka rrëmbyer kështu pozitën e parë në Ipko Superligën e Kosovës.

KF Prishtina

Ndeshjen e nisi më mirë Feronikeli, ku në minutën e ’15 Astrit Fazliu depërtoi nga krahu për të pasuar te Juan Da Silva Carioca, i cili për pak nuk arriti të shënonte.

Në minutën ’34 erdhi rasti i parë për Prishtinën. Goditjen e dënimit nga Jamal Aragos e ndali barrikada e ekipit nikoqir.

Në minutën ’37, sulmuesi i mysafirëve Mario Morina kishte rast për gol, por goditi jashtë portës.

Sulmuesi Carioca  në minutën ’42 tentoi që nga goditja e dënimit të realizojë, por goditja e tij u ndal nga lojtarët e Prishtinës.

Rasti i fundit në pjesën e parë i takoi Feronikelit, ku Kastriot Rexha tentoi ta mposhtte Visar Bekajn, pas asistimit të Përparim Islamit.

Pjesa e dytë nisi mirë për Prishtinën, ku në minutën ’57, kaluan në epërsi me anë të sulmuesit nga Shqipëria Mario Morina, pas një asistimi të bukur nga Basit Khalid.

Minuta ’64 ishte jo e mirë për Prishtinën, pasi Diar Miftaraj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja, duke i lënë mysafirët me një lojtar më pak për gati 30 minuta.

Karton i kuq
Kartoni i Kuq

Rastin më të mirë për barazimin e rezultatit e pati kapiteni Lapidar Lladrovci në minutën ’76, ku pas një tollovie në zonën e Prishtinës, doli i vetëm përball Visar Bekajt, i cili e dërgoi topin jashtë portës.

Në minutën ’77, Mendurim Hoti e kishte mundësinë për të shënuar, por gjuajti jashtë portës.

Mendurim Hoti

I inkuadruari në lojë, Mevlan Zeka, në minutën ’81 doli përball portës i vetëm, por kësaj radhe duke tentuar të godas topin rrëshqiti dhe topi mori kahje tjetër duke dalë jashtë portës.

Mevlan Zeka në duel

Rastin e fundit në këtë ndeshje e kishte Kastriot Rexha në minutën ’84, kur goditi më kokë jashtë portës.

Prishtina pas kësaj fitore rrëmben vendin e parë me 33 pikë.

Kurse Feronikeli zhvendoset në vendin e dytë me 32 pikë.

KALLXO.com sjell foto nga kjo ndeshje derbi në elitën e futbollit të Kosovës:

Khalid Basit