Pep Guardiola pritet të bëhet trajner i Juventusit me 4 qershor

Sipas agjencisë së lajmeve “Agenzia Giornalistica Italia” e njohur si (AGI), Guardiola ka pranuar të nënshkruaj një kontratë katër vjeçare me Juventusin me pagë prej 24 milionë eurove në sezon.

Sipas kësaj agjencie, Guardiola do të firmos kontratën e re me italianë me 4 qershor dhe zyrtarisht do të prezantohet 10 ditë më vonë.

Guardiola pritet të jetë zëvendësues i Allgerit në Juventus i cili u largua pas pesë viteve.

Trajneri spanjoll më herët ka thënë se dëshiron qëndrimin te Manchester City, por në ditët e fundit nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media në lidhje për këtë çështje.