Foto: Everton/Facebook

Pas tri humbjeve radhazi, Everton shijon fitoren (Foto)

Evertoni e ka gjetur rrugën e fitoreve pas tri humbjeve radhazi, duke e mposhtur Cardiffin me rezultat 3-0. Ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të në Premierligë.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Sigurdsson në minutën e 41’.

Përsëri ishte Sigurdsson që dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Calvert-Lewin në minutën e 90+3.

Pas kësaj fitoreje Evertoni pozicionohet në vendin e nëntë me 36 pikë.