Pamje nga Droni: Sheshi i Ekzekutimeve të ISIS-it

CNN sjell pamje ekskluzive të Raqqa-s, zona e çliruar nga organizata terroriste ISIS.

Luftëtarët arabë dhe kurd së bashku me Forcat Demokratike të Sirisë në mbështetje të SHBA-ve kanë arritur të marrin një nga zonat më me ndikim nga ISIS.

Në videon më poshtë shihen sheshet të cilat ISIS i ka përdorur për ekzekutime publike.
Raqqa ishte uzurpuar nga ISIS për herë të parë në vitin 2014./CNN