Napoli nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos (Foto)

Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1, si mysafir ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros 27-të në Serie A.

Napolitanët duket se i ka lodhur ndeshja e Europa Leagues ndaj Salzburgut të enjten duke mos treguar perfomancë të mirë në ndeshjen e sotme.

Sassuolo kaloi e para në epërsi me Berardin në minutën e 52’.

Napoli arriti barazimin në fundin e ndeshjes me Lorenzo Insigen.

Pas këtij barazimi Napoli mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, 18 më pak se Juventusi që gjendet në vendin e parë.