Napoli fiton si mysafir ndaj Parmës (Foto)

Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

Napolitanët kaluan në epërsi me Zielinskin në minutën e 19’.

Për rezultatin 2-0 u përkujdes sulmuesi polak Milik në minutën e 36’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë djelmoshat e Ancelottit i shënuan edhe dy gola.

Fillimisht Milik shënoi në minutën e 73’ për rezultatin 3-0.

Zëvendësuesi Ounas shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0, në minutën e 82’.

Napoli pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e dytë me 56 pikë.