Milan shikon shpëtimin te Zlatan Ibrahimoviq

Milani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, prandaj rosonerët që tani kanë nisur të mendojnë për afatin kalimtar të janarit.

Duket se trajneri i kuqezinjve kërkon një partner të fortë në sulm për Gonzalo Higuanin, e ai është Zlatan Ibrahimoviq, shkruan Kallxo.com.

Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi i LA Galaxy është i interesuar për një rikthim në Serie A, nëse Milani i ofron një kontratë gjashtë mujore, pra deri në përfundim të këtij sezoni.

Ibra karrierën e tij në Itali e ka nisur te Juventusi, Interi dhe në fund te Milani, ku pastaj u largua në drejtim të PSG-së.

Suedezi i natyralizuar ka thënë më herët që planifikon ta mbyll karrierën e tij tek klubi i Malmos në Suedi.