Foto: Premierleague/Twitter

Manchester City humb nga Newcastle (Foto)

Manchester City ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj Newcastlit, e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë, duke pësuar humbje me rezultat 2-1.

City e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutën e 1’ kaloi në epërsi me Sergio Agueron.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Cityt.

Në pjesën e dytë i pamë dy skuadra të kundërta në fushën e lojës.

Newcastle u këndell dhe arriti ta rikthejë rezultatin në të mirë të tyre.

Së pari Rondon e barazoi rezultatin në minutën e 66’.

Pastaj për t’i kaluar vendësit në epërsi u përkujdes Ritchie nga penalltia në minutën e 80’.

Manchester City pas kësaj humbje e bën edhe një hap fals drejt titullit të kampionit, pasi nëse nesër Liverpool shënon fitore ndaj Leicesterit, atëherë do të mbesin mbrapa 7 pikë.

Aktualisht City grumbullon 56 pikë, ndërsa Liverpool 60 pikë në vendin e parë.