Foto: Manchester City/Twitter

Manchester City fiton me rezultat 9-0 (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore të thellë përballë Burtonit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.

Skuadra e Pep Guardiolës e ka shënuar fitoren me të thellë në histori të kësaj gare duke e mposhtur Burtonin me rezultat të thellë 9-0.

Portën e Manchester Cityt e mbajti të paprekur gjatë 90 minutave portieri i Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muric.

Golat në fitoren e “qytetarëve” i shënuan Gabriel Jesus 4, De Bruyne, Zinchenko, Foden, Wallker, Mahrez.