Manchester City e mund Southamptonin me rezultat të lartë (Foto)

Manchester City e ka shkatërruar Southamptonin me rezultat prej 6-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e gjashtë, kur Hoedt shënoi autogol.

Sergio Aguero u përkujdes për ta shënuar golin e dytë, pas asistimit të Sterlingut.

Golin e tretë e shënoi spanjolli David Silva.

Për rezultatin 3-1, u përkujdes Ings nga penalltia.

City nuk u ndal me kaq në pjesën e parë, pasi shënoi edhe golin e katërt me Sterlingun në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për “Qytetarët”, pasi Sterling shënoi për rezultatin 5-1.

Për rezultatin përfundimtar prej 6-1, u përkujdes Sane në minutën e ’91.