FOTO TONI KUKA fcb

Majlinda Kelmendi shkon në gjysmëfinale në Abu Dhabi

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi ka shënuar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi.

Majlinda në çerekfinale e ka mposhtur garuesen Gili Cohen nga Izraeli, në kategorinë -52 kilogramë. Majlinda në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten britaneze Chelsie Giles.

Kampionia olimpike e xhudos iu është kthyer garave pas 14 muajve pauzë, shkaku i një lëndimi që kishte pësuar.