Liverpool fiton ndaj Burnleyt (Foto)

Liverpool ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Burnleyt me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët pasi kaluan në epërsi me Westwoodin në minutën e 6’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 19’ me Firminon.

‘The Reds’ për herë të parë në këtë ndeshje kaluan në epërsi në minutën e 29’ me Manen.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Roberto Firmino që shënoi për rezultatin 3-1 në minutën e 67’.

Burnley e ngushtoi epërsinë në minutën e 90+1’ me Gudmundssonin.

Por, ishte përsëri Sadio Mane që riktheu qetësinë ku shënoi për rezultatin 4-2 në minutën e 90+3’.

Liverpool pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, një pak se Manchester City.