Liga e Kampionëve rikthehet sot me superndeshje (Foto)

Liga e Kampionëve sot do të rikthehet me dy superndeshje: Liverpool- Bayern Munich dhe Lyon-Barcelona.

Këto ndeshje luhen në kuadër të 1/8 të finales në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja e cila pritet ta ketë vëmendjen e futbolldashësve është Liverpool – Bayern Munich.

Dy gjigantët herën e fundit që ishin përballur në një garë zyrtare ishte finalja e Superkupës së UEFA-s më 24 gusht.

Këtë ndeshje e kishte fituar Liverpooli me rezultat 3-2.

Te Liverpooli në ndeshjen e sotme do të mungojnë mbrojtësit Van Dijk për arsye të kartonëve dhe Gomes për arsye të lëndimit.

Ndërsa te Bayerni mungon Thomas Muller, Tolisso dhe Robben.

Kurse ndeshje tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo mes Lyonit dhe Barcelonës.

Barcelona në këtë ndeshje pritet që të shënojë fitore, pasi nga ekspertët e futbollit kalimi i katalunasve në çerekfinale do të jetë i lehtë.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 21:00.