Lëkurën e bananes mund ta përdorni si një trajtuese aknesh

Aknet që shfaqen pas përfundimit të pubertetit është problemi më i zakonshëm i lëkurës.

Këto të fundit mund të zhvillohen si pasojë e baktereve, poreve të bllokuara, qelizave të vdekura të lëkurës dhe prodhimit të yndyrës.

Por mund të ketë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht në cilësinë e lëkurës si hormonet, medikamente të caktuara, dieta e varfër në vlera ushqyese, vitamina dhe stresi.

Ka shumë trajtime të ndryshme për aknet, por shumë prej tyre janë tejet të kushtueshme, ndërsa shumë trajtime të tjera vijnë me shumë efekte anësore të padëshiruara. Sikur të kishte një trajtim të lirë dhe natyral për aknet…. Lajmi i mirë është se ka!

Në vend që të hidhni lëkurën e bananes, ju mund ta përdorni këtë të fundit si një trajtuese aknesh. Lëkura e bananes përmban vitamina A, B, C dhe E, të cilat kontribuojnë në cilësinë e lëkurës së shëndetshme.

Lëkura e bananes përmban zink, mangan dhe hekur, të cilat ndihmojnë në qetësinë e lëkurës së përflakur.

Lëkura e bananes kur përzihet me kurkum ose lëng limoni e pak sheqer mund të veprojë si një eksfoliant i shkëlqyr që pastron toksinat nga poret. Lëkura e bananes është anti-septike, kështu që është në gjendje të parandalojnë infeksionet bakteriale që shkaktojnë puçrra.

Lëkura e bananes është gjithashtu e pasur me antioksidantë që luftojnë mikrobet që shkaktojnë puçrra fytyre. Lëkura e bananes përmban enzima që hidratojnë lëkurën, shërojnë plagët dhe parandalojnë formimin e akneve të reja/ 21 Media.