U17 1

Kosova U17 përballet sot me Ukrainën

 

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll, do të përballet sot me Ukrainën me fillim nga ora 11:00, ndeshje e cila është e  vlefshme për garat e rrethit elitë.

Kosova U17 është përgatitur për pesë ditë me radhë për këtë ndeshje, ndërsa përzgjedhësi Besnik Kollari ka thënë se kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë, megjithatë pret rezultat pozitiv.

“Të gjitha ekipet me të cilat do të ballafaqohemi në këtë rreth janë jashtëzakonisht të forta dhe cilësore për vet faktin se janë kualifikuar për rrethin elitë. Ndaj, mendoj se do të jenë ndeshje të forta e të vështira dhe kështu do të jetë edhe takimi me Ukrainën. Ne kemi punuar me përkushtim, në mënyrë që t’i kundërvihemi në mënyrën sa më të mirë dhe jo vetëm të kemi paraqitje të mirë, por edhe rezultat të mirë. Do ta bëjmë më të mirën të mundshme dhe mbetet të shihet se çka do të na sjellin këto ndeshje”, ka thënë përzgjedhësi Kollari.

Ndërsa kapiteni i ekipit, Valon Zumberi, ka thënë se Ukraina nuk është ekip më i mirë se Kosova dhe pret gjithashtu rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

“Jemi përgatitur mjaft mirë dhe mendoj se Ukraina nuk është më e mirë se ne, prandaj mendoj se do të kemi rezultat pozitiv. Kemi një grup të mirë të lojtarëve që kemi edhe komunikim dhe me bashkëveprime të mira do ta arrijmë suksesin”, është shprehur kapiteni Zumberi.

Përfaqësueses i është bashkuar edhe drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees, ndërsa gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të ekipit kombëtar është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshje.

????????????????????????????????????