Hot coffee cup set on wooden table - coffee relax background concept

Konsumimi i çfarëdo lloj të kafesë redukton rrezikun e problemeve në mëlçi, thotë studimi

Konsumimi i deri në tri apo katër filxhanë kafe me kafeinë ose pa kafeinë në ditë e zvogëlon rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga sëmundjet kronike të mëlçisë, zbuloi një studim i ri.

Konsumuesit e kafesë kishin 21% më pak të ngjarë të zhvillojnë sëmundje kronike të mëlçisë, 20% më pak të ngjarë të zhvillojnë sëmundje kronike ose të mëlçisë yndyrore dhe 49% më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundja kronike e mëlçisë sesa pirësit e kafesë jo, sipas studimit të botuar të hënën në revista BMC Shëndeti Publik, shkruan CNN.

“Kafja është e qasshme gjerësisht dhe përfitimet të cilat ne i shohim nga studimi ynë mund të nënkuptojnë se mund të ofrojë një trajtim të mundshëm parandalues për sëmundjen kronike të mëlçisë”, tha autori i studimit Dr. Oliver Kennedy, nga fakulteti mjekësor i Universitetit të Southampton në Mbretërinë e Bashkuar, në një deklaratë të dhënë.

“Kjo do të ishte veçanërisht e vlefshme në vendet të cilat kanë të ardhura më të ulëta dhe kanë qasje më të keqdobët në kujdesin shëndetësor dhe ku barra e sëmundjes kronike të mëlçisë është më e lartë”, tha Kennedy.

 

Kanceri i mëlçisë në rritje

Faktorët e rrezikut për sëmundjen e mëlçisë përfshijnë konsumimin e alkoolit, obezitetin, diabetin, pirjen e duhanit, infeksionet e hepatitit B dhe C dhe sëmundjen e mëlçisë yndyrore joalkoolike, e cila nënkupton grumbullimin e dhjamit shtesë në qelizat e mëlçisë që nuk shkaktohet nga alkooli.

Diagnostikimet e sëmundjes joalkoolike të mëlçisë yndyrore, e cila godet njerëzit që janë me obez, me mbipeshë ose që kanë diabet, kolesterol të lartë ose trigliceride të larta, janë më shumë se dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, sipas Fondacionit Amerikan të Mëlçisë, duke prekur deri në 25% të amerikanëve.

Shkalla e kancerit të mëlçisë është trefishuar midis viteve 1980 dhe sot, “ndërsa nivelet e vdekjeve janë dyfishuar”, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Shkaqet e kancerit të mëlçisë përfshijnë diabetin dhe sëmundjen joalkoolike të mëlçisë, si dhe pirjen e tepërt ose infeksionet e hepatitit B dhe C.

Diagnostikimet e kancerit të mëlçisë janë rritur globalisht për dekada – një studim i vitit 2018 zbuloi një rritje prej 75% të rasteve në të gjithë botën midis viteve 1990 dhe 2015.

Kanceri i mëlçisë është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në të gjithë botën, sipas Fondit Botëror Kërkimor të Kancerit, me rreth 83% të rasteve që ndodhin në vendet më pak të zhvilluara, veçanërisht ato në Azi dhe Afrikë. Shkalla e mbijetesës është e dobët sepse nuk ka simptoma të hershme, kështu që shumë raste të kancerit të mëlçisë janë mjaft të avancuara në kohën e diagnozës.

Studimi në fjalë e ka bërë ekzaminimin e konsumit të kafesë në mesin e 494,585 pjesëmarrësve të UK Biobank, një bazë të dhënash biomjekësore dhe burim kërkimi, dhe më pas i përcolli ata për gati një duzinë vjet.

Ndërkohë që përfitimi maksimal u pa në grupin që konsumonte kafe të bluar me kafeinë ose pa kafeinë, konsumuesit e kafesë së çastit gjithashtu panë disa përfitime. Kafeja e bluar ka nivele më të larta të kahweol dhe cafestol, dy antioksidantë që gjenden në kokrrat e kafesë që janë treguar në studime se kanë veti anti-inflamatore. Cafestol, megjithatë, gjithashtu është treguar se rrit kolesterolin e keq, ose LDL (lipoproteinat me densitet të ulët).

Ky nuk është studimi i parë që gjen përfitime shëndetësore nga kafeja. Një studim i botuar në muajin shkurt zbuloi se konsumimi i një ose më shumë filxhanëve kafe të zezë, me kafeinë në ditë shoqërohej me një rrezik të zvogëluar afatgjatë të dështimit të zemrës.

Kafeja gjithashtu është treguar se ul rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjes Parkinson, kancerit të prostatës, Alzheimerit, sklerozës së shumëfishtë, melanomës dhe kancereve të tjera të lëkurës dhe ul nivelet e kalciumit të arteries koronare. Dhe një studim paraprak nga Kennedy zbuloi se konsumimi i kafesë ul rrezikun e kancerit hepatocelular, forma më e zakonshme e kancerit të mëlçisë.

Studimi pasues i Profesionistëve të Shëndetit në Harvard, i cili filloi në vitin 1986 dhe Studimi i Shëndetit të Infermierëve, i cili filloi në vitin 1976, kanë ndjekur zakonet e konsumimit të kafesë për burra dhe gra të shëndetshme për dekada rresht.

“Ne nuk gjetëm ndonjë lidhje midis konsumit të kafesë dhe rritjes së rrezikut të vdekjes nga ndonjë shkak, vdekje nga kanceri, ose vdekje nga sëmundje kardiovaskulare. Edhe njerëzit që konsumonin deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë nuk ishin në rrezik më të lartë të vdekjes,” shkroi Dr. Rob van Dam nga Shkolla e Shëndetit e Harvardit.

 

Kujdes ndaj aditivëve

Shumica e studimeve janë bërë për konsumimin e kafesë së zezë. Sidoqoftë, shumë njerëz is htojnë edhe ushqime të qumshtit, sheqerna, aromë ose kremëra pa qumësht që janë të larta në kalori, sheqera të shtuar dhe yndyrë. Kjo ka të ngjarë të mohojë çdo përfitim të shëndetshëm për zemrën, paralajmëron Shoqata Amerikane të Zemrës.

Kafeina mund të jetë e rrezikshme nëse konsumohet me tepri nga popullata të caktuara, kanë treguar hulumtimet. Nivelet e larta të konsumit të kafesë (më shumë se 4 filxhanë) gjatë shtatzënisë u shoqëruan me peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme dhe lindje të vdekur në një studim të vitit 2017.

Studimet e kaluara gjithashtu kanë dhënë sygjerime se që njerëzit me probleme gjumi ose diabet të pakontrolluar duhet të kontrollohen tek ndonjë mjek para se të të shtojnë kafeinë në dietat e tyre.

Dhe, sigurisht, këto përfitime nuk vlejnë për fëmijët. Fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të pinë kola, kafe, pije energjike ose pije të tjera me ndonjë sasi kafeine, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë./CNN

Përkthimi: Nuhi Shala