Foto: Facebook

Juventus interesohet për portugezin Ruben Neves

Juventus është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Wolverhampton Wanderers Ruben Neves, që në afatin kalimtar të janarit.

21-vjeçari në sezonin e kaluar u transferua tek Wolves dhe e ndihmoi ekipin që të ngritet në Premierligë.

Deri më tani Neves ka shënuar dy gola dhe një asistim në 12 ndeshje.

Sipas “Tuttosport”,  ‘Bianconerët”, Ruben Nevesin e kanë futur në listën e shkrutër të transferimeve.

‘Tuttosport’, beson se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Patrici ka pasur një takim dje me agjentin e Nevesit, Jorge Mendes dhe Presidentin e Juventusit Andrea Angelli.

Juve do të tentoj që ta rrëmbej Nevesin që në janar, pasi do ta forconte mesfushën për për pjesën kryesore në Ligën e Kampionëve dhe Serie A, dhe ky do të ishte një përforcim i duhur për Allegrin.