Juventus brenda një viti i transferoi Canin, Rabiotin e Ramseyn pa asnjë centë, ndërsa sot vlera e tyrë është 115 milionë euro (FOTO)

Drejtuesit sportiv të Juventusit janë duke u shfaqur mjeshtër të transferimeve gratis.

Italianët njihen për transferet e shumta gratis si Pogba, Pirlo e Coman.

Bianconerët brenda një viti kanë arritur të transferojnë tre mesfushorë pas asnjë centë.

Emre Canin nga Liverpooli në verën e vitit të kaluar, vlera e të cilit tani është 40 milionë euro sipas faqes së vlerësimeve “Transfermarkt.com”.

Aaron Ramsey nga Arsenali në këtë sezon, po ashtu vlera e tij tani është 40 milionë euro.

Dhe së fundmi Adrien Rabiotin, vlera e të cilit është 35 milionë euro.

Vlera totale e të tre mesfushorëve është  115 milionë euro për momentin, nëse kanë përformanca të mira në sezonin e ri, atëherë do t’i rritet vlera.

Me këto transferime Juventus tregon që ekipet mund të ofrojnë lojtarë kualitativ edhe pa paguar klauzola jashtë normales për lojtarë të cilët ende nuk janë dëshmuar mirë.