Ja kur tërhiqet shorti dhe kur luhen ndeshjet për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (Foto)

Me kualifikimin e Barcelonës dhe Liverpoolit sonte janë kompletuar tetë ekipet të cilat kanë shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga Anglia janë kualifikuar katër ekipe: Liverpool, Tottenham, Manchester United dhe Manchester City.

Nga Italia është kualifikuar vetëm Juventus.

Edhe nga Spanja është kualifikuar vetëm Barcelona.

Nga Holanda është kualifikuar Ajaxi.

Po ashtu edhe nga Portugalia është kualifikuar vetëm Porto.

Shorti për çerekfinalet do të tërhiqet të premten me fillim prej orës 12:00.

Çerekfinalet e para do të luhen me 9 dhe 10 prill.

Ndërsa ndeshjet e kthimit me 16 dhe 17 prill.

 

nas