Inter ndërron kapitenin

Skuadra italiane Inter ia ka marrë shiritin e kapitenit Icardit, duke vendosur që kapiten të jetë portieri Samir Handanovic.

Kjo ka mjaftuar që mediat në Itali të raportojnë që kjo është një sinjal që Icardi do të largohet nga Interi.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por e ardhmja e tij është në dyshim, pasi raportohet që Real Madrid ka përgatitur një ofertë të madhë për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit gjatë afatit të transferimeve në verë.

Bashkëshortja e Icardit e cila është edhe agjente sportive e tij Ëanda Nara ka insistuar se lojtari është i interesuar të vazhdojë me Interin, por klubi duhet t’i ofrojë një pagë më të madhe. Ajo gjithashtu ka pranuar që disa klube të mëdha nga Spanja, Anglia dhe Franca kanë shprehur interesim për të.

Icardi këtë sezon ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje të Serie A, ndërsa Interi të Enjten do të përballet me Rapid Vienen në kuadër të Ligës së Europës, ndeshje nga e cila Handanovic do të fillojë të  mbajë shiritin e kapitenit.