Inter dëshiron transferimin e Dybalas

Paulo Dybala mund të ndërroj ambient gjatë afatit kalimtar të verës nëse nuk i shkojnë gjërat mirë në Juventus.

E iniciativën për ta sjellë Dybalan në Inter e ka sjellë ish-drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marrotta.

Marrotta tani është drejtor sportiv i Interit dhe në rast të dështimit për ripërtëritjen e kontratës së Mauro Icardit, do të tentoj që ta bind Dybalan për tu transferuar tek ‘Neruzurët’.

Ky mision duket i vështirë, pasi Paulo Dybala është njëri prej lojtarëve kryesorë të Juventusit dhe iu ka besuar numri 10 në fanellën e Juves të cilën e marrin vetëm legjendat e ‘Bianconerëve’.