Icardi kthehet me këmbë të hairit (Foto)

Inter ka shënuar fitore të thellë ndaj Genoas me rezultat 4-0, si mysafir në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Në këtë ndeshje është rikthyer Mauro Icardi, pas më shumë se dy muajve.

Gagliardini e hapi serinë e golave për Interin në minutën e 15’.

Për Genoan u keqësuan punët në minutën e 39’, pasi mbrojtësi Romero u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 40’ Mauro Icardi realizoi për rezultatin 2-0, nga penalltia.

Perisic e trefishoi epërsinë e Interit në minutën e 54’ pas asistimit të Icardit.

Për rezultatin 4-0, u përkujdes ta mbyllte ashtu siç e nisi mesfushori Gagliardini në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Inter pozicionohet në vendin e  tretë me 56 pikë.