Humbje e ëmbël e Tottenhamit (VIDEO)

Tottenham Hotspur është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 4-3, nga Manchester City, dhe me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 4-4.

Ndeshjen më mirë e nisi City ku kaloi në epërsi me Sterlingun në minutën e 4’.

Tottenham e barazoi rezultatin në minutën e 7’ me Son Heung- Min.

Ishte Son në minutën e 10’ që e kaloi për herë të parë Tottenhamin në epërsi.

Mirëpo, skuadra e Guardiolas e barazoi shpejt rezultatin më Benardo Silvan në minutën e 11’.

Sterling e riktheu epërsinë e ‘qytetarëve’ në minutën e 21’.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Cityt me rezultat 3-2.

Sergio Aguero e shënoi golin e katërt për Cityn në minutën e 59’.

Golin e kualifikimit për Tottenhamin e shënoi sulmuesi spanjoll Fernando Llorente në minutën e 73’.

Në gjysmëfinale Tottenham do të ndeshet me Ajaxin.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.