Gonzalo Higuain sa ishte pjesë e Juventusit- Foto: Facebook

Higuain: Nuk kërkova të largohesha nga Juventusi

Sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain, ka folur në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, për largimin e tij nga Juventusi dhe për transferimin e tij në qytetin e modës.

Gazetari Marco Pasotto e kishte pyetur se e kaluara e tij është në Juventus dhe se a kishte marrë situate një kthesë të keqë që nga finalja e Kupës së Italisë.

Higuain kishte thënë se e ndjete që po atë ditë që ishte thyer. Më poshtë jua sjellim pyetjen dhe përgjigjen e plotë Higuainit.

Gazetari: “E kaluara juaj është Juventusi. A mund të themi se situata ka marrë një kthesë të keqe, që nga finalja e Kupës së Italisë?”.

Higuain: “Brenda vetes, atë ditë kisha ndjenjën se po. Ndoshta e dija që diçka ishte thyer. Dhe pastaj Juve mori Ronaldon. Vendimi për ta lënë “Zonjën e Vjetër” nuk ishte i imi. I dhashë gjithçka Juventusit, fituam disa tituj, pas të cilëve erdhi Cristiano. Klubi donte të bënte një kërcim cilësor. Drejtuesit më thanë se nuk mund të qëndroja dhe se po përpiqeshin të gjenin një zgjidhje. Zgjidhja më e mirë ishte Milani”.

Higuain është pyetur se a ka ndjenja hakmarrjeje kundër Juventusit, por ai tha që nuk mundet të ketë ndjenja hakmarrje ndaj askujt.

Gazetari: “A keni ndjenja hakmarrjeje kundër klubit të Juventusit?”.

Higuain: “Jo, ndaj askujt. Përkundrazi, kam një ndjenjë dashurie, sepse më kanë trajtuar shumë mirë atje. Shokët dhe tifozët më kanë dhënë një dashuri të madhe. Por, unë nuk kërkova të largohesha. Në thelb, të gjithë e thonë këtë, më nxorrën jashtë (më përzurën). Edhe te Milani, menjëherë kisha një dashuri të madhe rreth vetes dhe kështu më bindën”.