Galaxy X Vjen në Janar

Modeli Samsung Galaxy X së shpejti do të paraqitet në treg Sipas Forbs, kjo do të ndodhë më herët se sa kemi pritur dhe mediat e njohura sugjerojnë se Galaxy X mund të debutojë gjatë panairit të elektronikës, i cili vitin e ardhshëm mbahet nga 9 deri 12 janar. Samsung Galaxy X nuk do të jetë pajisje komerciale dhe do të prodhohet në sasi të kufizuara, e cila fillimisht do të prezantohet në Korenë Jugore. Megjithatë, prania e limituar e telefonave Galaxy X nuk do të zgjasë përgjithmonë, andaj është e mundshme që shitja globale të pasojë gjatë vitit 2019. Samsung ende zyrtarisht nuk ka konfirmuar planet për telefonin e tij fleksibil Galaxy X.